Murati kërkon falje për postimet e bëra kundër UÇK-së
Publikuar:
(01.07.2022 17:00:03)

Ministri i Ministrisë së Financave Punës dhe Transferëve, Hekuran Murati ka thënë se postimet të cilat ai i kishte bërë në të kaluarën për pjesëtarët e UÇK-së, kanë qenë nga mllefi.
Përmes një postimi në Facebook, Murati ka thënë se mllefin e kishte me ata që po e shtrembëronin historinë me fryrjen e listave të veteraneve për përfitime personale.
“Shkrimet e para disa viteve kanë qenë nga mllefi me ata që asokohe me fryrjen e listave për përfitime financiare e politike po shtrembëronin historinë e luftës dhe të vërtetën tonë kolektive. Ju siguroj se ato shkrime nuk kanë pasur synim ofendimin ndaj ushtarëve dhe dëshmorëve”, shkroi Murati.
Murati, tha se i përulet sakrificës dhe kontributit të dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së./Shqip.com
