Ekonomi

Murati: Do të ketë 20 milionë euro bono thesari për diasporën

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se do të ketë 20 milionë euro bono për diasporën, përcjell Shqip.com

Kjo pasi, Murati njoftoi që është nënshkruar një marrëveshje ndërmjet Bankës Qendrore të Kosovës dhe gjashtë bankave komerciale për emetimin e bonove të dedikuara për diasporën.

“Shitja e bonove fillon me 21 korrik dhe zgjatë deri me 18 gusht. Bankat përmes të cilave mund të investohet në Bono të Diasporës janë: Raiffeisen, ProCredit, NLB, BKT, Banka Ekonomike, dhe Banka për Biznes”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ai gjithashtu theksoi se maturitetit i bonove do të jetë trevjeçare dhe pesëvjeçare.

“Bonot e Diasporës janë investim që garantohet nga shteti, dhe mundëson që kapitali i mërgatës sonë të mobilizohet për investime që ndikojnë në zhvillimin e vendit”, përfundoi Murati. /Shqip.com