Munishi: Messi nuk mund të afrohet as deri te thembra e Maradonës
Publikuar:
(22.11.2022 23:55:10)

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, trajneri i njohur, Ismet Munishi e ka komentuar ndeshjen Argjentinë – Arabinë Saudite.
Ai deklaroi se “nëse kish qenë Maradona gjallë, i kish mujtë me Expresso”.
Munishi po ashtu deklaroi se “Messi nuk i afrohet Maradonës as deri te thembra”.
Kjo është vetëm nata e katërt e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.
/Shqip.com