Muhamet Ramadani dhe Erza Muminoviq shpallën Shpresa Olimpike
Publikuar:
(03.03.2022 21:28:22)

Komiteti Olimpik i Kosovës është duke zgjedhur sportistët më të mirë për vitin 2021.
Çmimet e para në këtë ceremoni u fituan nga Muhamet Ramadani dhe Erza Muminoviq, që u shpallën Shpresa Olimpike.
Xhudistia, Muminoviq e tha se ky çmim do t’i jap motiv.
“Çmimi më motivon të vazhdoj të punoj edhe më shumë, të ndjek hapat e Majlindës, Distrisë, Norës, Akilit e Lorianës”.
Kampioni evropian në hedhje të gjyles për të rinj, Ramadani, ka deklaruar se ky është një çmim mjaft i rëndësishëm.
“Është çmim mjaft i rëndësishëm dhe është motiv për garat e ardhshme. E falënderoi babin tim, të cilin e kam edhe trajner. Ai ka bërë punë shumë të madhe. Tash presim medalje në grupmoshën U23”, ka thënë Ramadani.