Lajme

MSh: Qytetarët mund të kombinojnë vaksinat ndaj COVID-19

Vaksinimi anti-COVID

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin llojin e vaksinës anti-COVID, të cilën do ta marrin prej dy llojeve të cilat përdoren në Kosovë, si AstraZeneca dhe Pfizer/BioNTech.

Nëpërmjet një kumtese për media MSh-ja bën të ditur se qytetarëve me rekomandim të Komitetit të vaksinimit u lejohet kombinini i vaksinave gjatë dy dozave.

Lexo edhe:
Vitia prezanton masat e reja anti-COVID

“Që kur ka filluar vaksinimi i qytetarëve në masë kundër COVID-19 (qershor 2021), qytetarëve u është lejuar, me rekomandim të Komitetit të vaksinimit edhe kombinimi i vaksinave, që do të thotë se dozën e parë mund ta marrin të vaksinës Astra Zeneca dhe të dytën Pfizer dhe anasjelltas”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Tutje në kumtesë thuhet se deklaratat e kujtdo qoftë se në Kosovë nuk lejohet kombinimi i vaksinave janë të pavërteta.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të mbajtur, ka miratuar propozimin për masat e reja anti-COVID, të cilat do të hyjnë në fuqi nga 20 gushti deri më 10 shtator. /Shqip.com