Lajme

Qeveria miraton masa të reja kundër COVID-19

Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës, ka miratuar masat e reja kundër COVID-19.

Këto masa janë miratuar pasi të enjten janë raportuar plotë 1 mijë e 6 raste me COVID-19.

Gjatë mbledhjes nuk janë specifikuar kufizimet e reja, pos asaj që vlejnë deri më 10 shtator.

“MSH ka bashkërenduar vendimmarrjen me palët e interesit që kanë qenë të ndikuara nga pandemia. Rishikimi i masave është bërë duke marrë parasysh disa prioritete, që kanë të bëjnë me ruajtjen e shëndetit për qytetarët. Masat shërbejnë që situata të mbahet nën kontroll, mirëpo nuk përjashtohen edhe masat e reja shtrënguese apo liruese”, ka thënë ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Ministria e Shëndetësisë pritet të publikojë kufizimet e reja, pasi muajt e fundit kishte pasur lehtësime shkak i uljes së infeksioneve.

Ndërkaq po bëhet thirrje që qytetarët të vaksinohen për shkak të rrezikut nga varianti delta.

Kosova sot ka regjistruar “Rekordin e Zi”, për herë të parë që nga 13 marsi i vitit të kaluar kur shpërtheu pandemia, numri i rasteve ditore është katër-shifror. /Shqip.com