MSh ndryshon qendrat e vaksinimit, publikohet lista me ndryshime
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pothuajse në të gjitha komunat ka përfunduar plani i zhvendosjes së qendrave të vaksinimit nga qendrat e mëhershme në hapësira të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare, QMF.
Në njoftim thuhet se në sallën “1 Tetori” nuk do të ketë më ekipe të vaksinimit pasi ekipi është zhvendosur në Qendrën e Mjekësisë Familjare nr. 7 në lagjen Kalabria, përcjell Shqip.com.
“Me kalimin e ekipeve të vaksinimit për Prishtinën në këtë qendër, salla “1 Tetori” do t’i kthehet veprimtarisë së vet primare.Prandaj, luten qytetarët e komunës së Prishtinës që si për vaksinimin kundër COVID-19, ashtu edhe për vaksinimin kundër Gripit sezonal, të shkojnë në QMF nr. 7 në lagjen Kalabria”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, për komunat tjera, MSh ka bashkëngjitur një vegëz në të cilën mund t’i gjeni lokacionet.
“Lista e lokacioneve mund të pësojë ndryshime, me që disa komuna janë në zhvendosje e sipër të qendrave të vaksinimit në hapësirat e reja”, përfundon njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë.
Listën e lokacioneve sipas komunave mund ta gjeni duke klikuar KËTU /Shqip.com