Lajme

MSH: Gjatë gushtit Kosova ka më së shumti vaksinime në Ballkanin Perëndimor

Vaksina COVID-19,

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një grafitë në të cilën konstaton se “Kosova ka dhënë më së shumti vaksina për gjatë muajit gusht”.

Sipas të dhënave të MSH, Kosova është e para me 15.30 për qind të popullsisë të vaksinuar gjatë muajit gusht.

Pasuar nga Mali i zi, 14.90 për qind, Kroacia 14.40 për qind, Sllovenia 11.60 për qind, Maqedonia e Veriut 10.20 për qind Shqipëria 10 për qind, Serbia 8.70 për qind dhe Bosnja dhe Hercegovina e fundit 5.70 për qind.

22 vdekje si pasojë e COVID-19 janë regjistruar brenda njëzetekatër orëve të fundit në Kosovë.

Kështu Kosova shënon edhe një ditë tjetër me shumë raste të vdekjes .

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë, ka raportuar edhe 1 mijë e 894 infeksione të reja.

Gjatë ditës së fundit janë raportuar 1 mijë e 354 të shëruar. Rastet aktive janë 27 mijë 404.

Gjithashtu, brenda ditës janë vaksinuar 15 mijë e 835 qytetarë.

Deri më tash 557 mijë e 322 persona kanë marrë të paktën një dozë vaksine, ndërkaq 284 mijë e 269 kanë kryer procesin me dy doza.

841 mijë e 591 vaksina janë dhënë në tërësi, deri më tash. /Shqip.com