Lajme

MPJ-ja del me një njoftim lidhur me aksidentin në Austri

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Sot gjatë ditës mediat austriake rapotruar lidhur me një aksident ku si pasojë 19 qytetarë nga Kosova mbetë të lënduar , 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Lidhur më këtë aksident ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme

Sipas njoftimit nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, MPJ-ja përmes ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, është informuar mëngjesin e sotëm për një aksident trafiku të autobusit që po barte udhëtarë kosovarë drejt shtetit të Austrisë.

‘’Ambasadori i Kosovës në Austri, z.Lulzim Pllana, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke ofruar mbështetjen e ambasadës tonë për të gjithë të lënduarit dhe familjet e tyre’’ thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Sipas njoftimit në spitalin e Salzburgut, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tetë persona, dhe pas trajtimit, shtatë prej tyre janë liruar, derisa një person vazhdon të mbahet për trajtim në këtë spital.

Nga MPJ-ja thonë se Ambasada e Kosovës në Austri është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet policore dhe shëndetësore në Salzburg, dhe do të dal me një njoftim më të detajuar sapo të pranoj informatat zyrtare.

Deri në këtë fazë mund të konfirmojmë se nuk ka asnjë viktimë, dhe shtatë nga tetë personat që kanë pësuar lëndime, janë trajtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore thuhet më tutje në njoftimin e MPJ-së./Shqip.com