Rozë

Mozzik thyen heshtjen për lidhjen me vajzën e politikanit

Romanca mes Mozzik-ut dhe Lotinës, u komentua shumë kudo nëpër rrjet edhe pse prej dyshes nuk kishte asnjë deklaratë pos postimeve që bënin në rrjete sociale.

Sakaq, Mozzik ka folur për herë të parë për romancën e tij me Lotinën. Ai ka deklaruar se është gjëja më e bukur që i ka ndodhur në këto 28 vite jetë.

I ftuar në një podkast, reperi tha se ata nuk janë fejuar dhe unazat që mbajnë në duar janë “unaza premtimi”, është thjesht në një lidhje.

“Është unazë premtimi. Nuk jam fejuar. Jam në një lidhje. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 28-vite jetë”, deklaroi reperi.

/Shqip.com