Rozë

Roza Lati rrëfeu se vuajti gjatë lidhjes me këngëtarin, reagon Stine

Këngëtari i njohur Stine shpeshherë është përmendur nga ish-partnerja e tij Roza Lati gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Së fundmi gjatë një inteviste, këngëtari ka folur për raportin që ka me moderatoren pas ndarjes së bujshme.

Dyshja i dhanë fund marrëdhënies së tyre dhe treguan se kishin mbetur shokë, por Stine tregoi se nuk ka më komunikim me Rozën, duke shtuar se miqësia e tyre nuk funksionoi.

“Nuk flasim fare, kemi qenë shokë, por edhe në shoqëri nuk funksionoi, nuk flasim. Tani jam liruar me fol se më para nuk flisja në intervista”, tha Stine, duke treguar se ka shkëputur çdo marrëdhënie me Rozën.

Kujtojmë që moderatorja gjatë qëndrimit në “BBV”, Roza ka treguar se nuk i pëlqen që partneri i saj i ardhshëm të jetë një person publik, pasi dëshiron që të jetë ajo stari i shtëpisë.

“Nuk më pëlqen mua që partneri im të jetë person publik, dua të jem unë star-i i shtëpisë. Nuk jam egoiste por unë e di se çfarë lloj bote është kjo edhe nuk jam dakord që në këtë lloj bote të jetë edhe partneri im. Partneri im duhet të jetë serioz me kostum, jo me fansat me adhuruesit”, u shpreh ajo.

Ndër të tjera Roza tregoi edhe për të kaluarën e saj me Stinen, teksa tha se dikur e ka vuajtur shumë lidhjen e tyre.

“Dikur kam qenë e lidhur me një të famshëm, kam provuar anë të shëmtuar të famës. Por s’do e provoja kurrë sërish me një të famshëm! E kam vuajtur kur kam qenë në lidhje me një të famshëm, u ndava. Kam qëndruar tre vite me të. Ka qenë lidhja ime e parë edhe artistët tanë kanë nevojë për vëmendje”, është shprehur Roza.

/Shqip.com