Mourinho mund të kthehet te ish-skuadra e tij

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, është shfaqur si një kandidat surprizë për t’u rikthyer në Real Madrid, pasi presioni ndaj Carlo Ancelottit po rritet. Trajneri italian po shikon një sezon ku gjigantët e La Ligas nuk arrijnë të fitojnë asnjë nga trofetë e mëdhenj dhe rregulli i pashkruar në Madrid është që rezultati të çon në një shkarkim.
Fitimi i Ligës së Kampionëve është e vetmja mënyrë që Ancelotti mund të shpëtojë punën e tij dhe nëse 63-vjeçari shkarkohet, Mourinho ka një shans të mirë për ta zëvendësuar atë, sipas gazetarit Oier Fano Dadebat.
Kjo do të ishte një histori e bujshme pasi kthimi i trajnerit portugez në “Bernabeu” është diçka që askush nuk e ka pritur. Mourinho e ka trajnuar Real Madridin më parë midis 2010 dhe 2013 duke i dhënë “Los Blancos” një titull në La Liga, një titull të “Copa del Rey” dhe një “Superkupë të Spanjës”.

Kjo nuk duket shumë në letër, por është mbresëlënëse duke pasur parasysh se ishte gjatë kohës së skuadrës së Barcelonës të Pep Guardiolës. Koha e 60-vjeçarit në këtë nivel loje përfundoi shumë kohë më parë dhe do të ishte një emërim i rrezikshëm nga Reali.
/Shqip.com