Sport Ndërkombëtar

Mourinho fajson fushën plastike në humbjen nga Bodo Glimt

Jose Mourinho

Të enjten, Bodo Glimt mposhti 2:1 Romën e Mourinhos për herë të dytë këtë sezon

Ndeshja e çerekfinales së Konferencë Ligës, ishte e dya që portugezi e humbet në tokën noprvegjeze.

Pas ndeshjes, as dha disa komente mbi lojën në përgjithësi, në intervistë për “Sky Sport Italia”.

Momente nga ndeshja

“Dy golat ishin nga një lojë e vendosur dhe një devijim. Ne gjithashtu shënojmë shumë gola nga ndeshjet e përcaktuara, por është mirë të shënosh, është keq të pranosh. Goli i parë ishte qesharak”, tha ai.

“Të jem i sinqertë, gjëja që më shqetëson më shumë është lëndimi i Mancinit. Është një shqetësim, është diçka e shkaktuar nga loja në një terren plastik.”, ishin fjalët e tij pasi mbrojtësi u lëndua.

Goli i vendasve

Bodo Glimt ishte skuadra më e mirë edhe me triumfin 2:1 mbrëmë, dueli do të mbetet të përcaktohet në kryeqytetin Italian.  

Edhe pse musafirët kaluan në avantazh me Lorenzo Pellegrinin që çoi skuadrat në pushim.

Më pas Saltnes i vensasve barazoi shifrat dhe krejt në fund në minutën e 89-të, Vetlesen shënoi me kokë nga ndërprerja.

Goli i Bodo Glimt

Pesë minuta nuk i mjaftuan romakëve që të arrinin rezultat më të qetë, këhtu që gjysmëfinalisti do të vendoset në kryeqytetin Italian. /Shqip.com