Lajme

Moti për sot dhe nesër, shi dhe shkarkim rrufesh

Moti në Kosovë

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht pjesën e parë të ditës së premte.

Të shtunën mot me vranësira dhe relativisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës të enjten ka filluar stina e vjeshtës me ndryshimet e lehta në të gjitha elementet meteorologjike, si e tillë vetëm se po vërehen, si në reshje, ashtu edhe në ulje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme./SHQIP.com