Lajme

Moti për nesër

Ilustrim.

Në Kosovë do të vazhdojë të ketë mot nën ndikimin a masave të ajrit dhe presionit të ulët atmosferik.

Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

 Intensiteti i reshjeve do të zvogëlohet në ditët vijuese por në fushat termike nuk parashihet ndonjë ndryshim i theksuar.

Këto reshje mund të shkaktojnë vështirësi në shumë zona. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të disa elementeve meteorologjike. /Shqip.com.