Lajme

Mot me diell dhe rritje të temperaturave

Parashikimi i motit
Parashikimi i motit


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat më të fokusuara do të jenë rreth relievit malor.

IHK njofton se temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në të dy vlerat ekstreme.

Ndërkaq, të dielën mot kryesisht i ngjashëm, por në veriperëndim të vendit priten riga të izoluara të shiut.

Temperaturat mbeten pothuaj të ngjashme me të shtunës.

/Shqip.com