Lajme

Mot i vranët, me erëra dhe reshje shiu

Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje.

IHK njofton se temperaturat do të shënojnë ulje të lehta në vlerat e maksimaleve, ndërkaq fundjava parashihet të jetë e vranët dhe me reshje shiu.

Instituti njofton se gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra të lehta deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit, ndërsa presioni atmosferik do të shënoj vlera të rritura mbi normalen.

/Shqip.com