Lajme

Mot i ndryshueshëm, pjesa e dytë e ditës me shi dhe rrufe

Ilustrim
Ilustrim

Gjatë ditës së mërkurë parashihet që të mbajë moti i ndryshueshëm dhe jo stabil.

Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 14- 17 gradë Celsius.

Ndërsa, ato maksimale nga 23 deri ne 28 gradë Celsius.

Ilustrim

Sipas të dhënave nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parashihen rreze dielli, vranësira dhe vende-vende reshje.

“Parashihen rreze dielli, vranësira dhe vende-vende reshje të shoqëruara me shkarkime elektrike… Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Mot i ngjashëm parashihet edhe për ditën e enjte./Shqip.com