Lajme

Mosha e tretë më të interesuarit për vaksinimin kundër gripit sezonal

Ilustrim,

Rekomandimit të Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinimin sezonal janë duke ju përgjigjur më së shumti grupmosha e tretë e qytetarëve.

Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjarë në Prishtinë, Bujar Gashi ka thënë për Shqip.com, se në mesin e qytetarëve të cilët duan të vaksinohen kundër gripit sezonal ka edhe grupmosha të tjera.

“Po janë paraqitur qytetarë me kërkesën për vaksinim kundër gripit sezonal. Kryesisht është mosha 60-vjeçare por ka edhe grupmosha të tjera sipas rekomandime të IKSHPK-së për ata që janë me imunitet të komprimituar apo me sëmundje kronike dhe normalisht me kërkesën e mjekut të tyre. Por, kryesisht kryesojnë mosha e tretë”, tha Gashi.

Gashi tha se aktualisht situata me gripin sezonal është e qetë duke përjashtuar rastet e izoluara.

“Aktualisht nuk ka shumë pacientë që janë me grip sezonal vetëm raste të izoluara të cilat vijën me simptoma si zakonisht. Duke e parë që nuk ka shumë kërkesa për mjekim, nuk mund të potencojmë nëse këto raste të izoluara janë grip sezonal ose vetëm ftohje apo shqetësim tjetër shëndetësor”.

Jemi në atë periudhën e mirë d.m.th që kemi temperatura stabile edhe këtë javë po besoj pastaj normalisht që duhet me pas kujdes. Viruset janë si çdo lloj virusi tjetër që shpërndahet me anë të kontakteve në mes njerëzve, atëherë këto kontakte me i evitu sidomos ata që janë me sëmundje kronike. Qytetarët duhet të konsumojnë më shumë çajëra dhe lëngje

Vaksina kundër gripit sezonal

Krahas kësaj, Gashi rekomandoj që qytetarët të bëjnë edhe aktivitete fizike.

Kujtojmë se para dy ditësh Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal.

Nga sot fillon vaksinimi kundër gripi sezonal – SHQIP.com

MSH-ja dhe stafi mjekësorë kanë rekomanduar që këtë vaksinë ta marrin të gjithë personat të cilët janë gjashtë muajsh e lartë.

Po ashtu nga MSH-ja ka bërë të ditur se sikurse COVID-19, edhe gripi sezonal mund të sjellë komplikime.

/Shqip.com