Lajme

Nga sot fillon vaksinimi kundër gripi sezonal

Vaksina kundër gripit sezonal

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur që nga dita e sotme fillon vaksinimi kundër gripit sezonal.

MSH-ja dhe stafi mjekësorë kanë rekomanduar që këtë vaksinë ta marrin të gjithë personat të cilët janë gjashtë muajsh e lartë.

“Mjekët rekomandojnë që të gjithë personat e moshës 6 muajsh e lart mund të marrin vaksinën vjetore kundër gripit sezonal. Njerëzit duhet të marrin vaksinën e gripit herët për të krijuar imunitet përpara se virusi të përhapet gjerësisht në fund të vjeshtës dhe dimrit” thuhet në njoftim.

Po ashtu nga MSH-ja ka bërë të ditur se sikurse COVID-19, edhe gripi sezonal mund të sjellë komplikime.

/Shqip.com