Art Jetese

Mos i injoroni këto 10 dhimbje, mund të paralajmërojnë sëmundje të rënda

Ka dhimbje që mund të na duken të lehta dhe nuk i marrim seriozisht, por ato mund të fshehin sëmundje më të rënda.

Për t’ju ndihmuar të identifikoni se kur dhimbja mund të jetë një simptomë serioze, më poshtë ju tregojmë një listë me 10 lloje dhimbjesh që nuk duhet t’i injoroni.

Ju dhemb dhëmbi nëse pini diçka të ftohtë

Nëse smalti i dhëmbëve është i dëmtuar, ai shkakton ekspozim të nervit dentar i cili do të shkaktojë dhimbje të forta kur ndonjë lëng i ftohtë ose i nxehtë shkon në atë zonë. Përveç dhimbjes, kjo mund të shkaktojë një infeksion që përhapet dhe në pjesë të tjera të trupit, prandaj duhet të shkoni urgjentisht tek dentisti.

Dhimbje në krah, kyç ose parakrah

Nëse keni  dhimbje dhe mpirje në gishta ose në pëllëmbë, mund të jetë një problem i madh. Nëse nuk trajtohen, muskujt e krahut tuaj mund të humbasin funksionin e tyre dhe mund të keni probleme me përdorimin e krahut.

Dhimbje gjoksi

Kjo është një simptomë klasike e një ataku në zemër, e cila është rezultat i mungesës së oksigjenit që arrin në zemër. Dhimbja mund të përhapet në nofull, shpatulla ose qafë.

Dhimbje e shpinës

Nëse dhimbja përkeqësohet në mënyrë progresive dhe shoqërohet me ethe ose të përziera, mund të jetë një infeksion i veshkave, ose diçka më e rëndë se kaq. Ka patur raste kur dhimbja e shpinës ka treguar dhe kancer në gji. Është e rëndësishme të shkoni te mjeku sa më shpejt të jetë e mundur.

Dhimbje koke që shfaqet papritur

Nëse dhimbja e kokës shfaqet papritur dhe është shumë intensive, mund të jetë një aneurizëm i trurit, e cila nëse nuk trajtohet menjëherë mund të jetë e rrezikshme dhe të çojë në goditje në tru.

Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës

Kjo lloj dhimbjeje është shpesh një simptomë e dhimbjes së nervit shiatik që ndodh pas një dëmtimi ose presioni në nerva. Bisedoni me mjekun tuaj se si të zvogëloni dhimbjen dhe si ta trajtoni atë.

Dhimbje barku

Nëse shoqërohet me temperaturë, të përziera ose të vjella, mund të jetë apendisit dhe nëse nuk reagoni në kohë mund të shkaktojë një infeksion të rrezikshëm.

Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut

Dhimbjet menstruale janë një dukuri normale tek gratë, por nëse ato përkeqësohen ose nuk largohen, mund të jetë endometrioza, një gjendje ku indet rriten në mitër dhe përhapen.

Ngërçe në këmbë

Nëse dhimbja shfaqet me skuqje, nxehtësi dhe ënjtje, mund të jetë një trombozë e thellë e venave. Shkoni tek mjeku për të bërë një ekografi dhe mos e masazhoni vendin e lënduar, sepse mund të nxisni mpiksjen të përhapet më tej nëpër trup.

Ndjesi shpimi gjilpërash

Nëse nuk i ndjeni këmbët ose keni ndjesi shpimi gjilpërash, mund të jetë dëmtim nervor i shkaktuar nga diabeti. Vizitoni një mjek i cili do të bëjë analizat e nevojshme.