Lajme

Mori kryesimin e Këshillit të BE-së, Çekia vendos si prioritet liberalizimin e vizave për Kosovën

Pamje nga organizimi

Nga data 1 korrik, Këshilli i Bashkimit Evropian do të vazhdojë nën kryesimin e Republikës së Çekisë.

Mandati i saj do të zgjasë deri në fund të këtij viti, me Francën që e kishte këtë pozitë për gjashtë muajt e parë.

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek, dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë mbajtur një ceremoni në Prishtinës ku kanë prezantuar prioritetet e Çekisë gjatë kryesimit të Këshillit të BE-së.

Ai ka thënë se sa i përket specifikisht Kosovës, Çekia prioritet ka caktuar dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjen e liberalizimit të vizave.

“Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe liberalizimi i vizave për Kosovën”, ka shtuar ai.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe përfaqësues tjerë politikë, e nga shoqëria civile.

Lexo edhe:
Çekia merr kryesimin e BE-së nga sot, bën të ditur prioritetet që ka

Nga janari deri më 30 qershor, kryesimin e Këshillit të BE-së e kishte Franca./SHQIP.com