Momente magjie nga Son Heung-min

Tottenhami i drejtuar nga Antonio Contes po shkëlqen në Premierligë.
Londinezët kanë triumfuar ndaj Leicester Cityt – me rezultat të thellë 6-2.
Por, vëmendjen kryesore në këtë takim – pa asnjë dyshim e pati Son Heung-min – që shënoi hat-trick.
Sulmuesi koreian – u inkuadra në lojë nga banka rezervë – teksa shënoi tre gola për 13-të minuta.
29 vjeçari e dëshmoi klasin e tij – dhe i mbylli gojën kritikëve – që e kanë “shënjestruar” për formën e tij në këtë sezon.
Nga një herë – në këtë takim – për vendasit shënuane dhe Harry Kane, Eric Dier dhe Bentacur.
Me këtë fitore – Spurs ngriten në pozitën e dytë në tabelë – me 17-të pikë të grumbulluara.
Njëjtë sa ka edhe Manchester City – që është lider.
Në anën tjetër – Leicesteri mbetet në fund të tabelës – me vetëm një pikë të grumbulluar./Shqip.com