Sport Ndërkombëtar

Momente dhune në Francë, Payet goditet me shishe

Dimtri Payet

Ndeshja ndërmjet Lyon-it dhe Marsielle është ndërprerë.

Kur po zhvillohej minuta e katërt e kësaj ndeshje, fansat e Lyon-it kanë goditur me shishe, Dimitri Payet, shkruan Shqip.com.

Mesfushori francez duket që ka marrë lëndime në kokë dhe e ka lëshuar fushën e gjelbër.

Momenti kur Payet goditet me shishe

Pasi referi kryesor u konsultua me dy kapitenët e skuadrave, vendosi që ta ndërprejë ndeshjen.

Në futbollin elitar francez, kjo nuk është hera e parë që kanë ndodhur episode të tilla në këtë sezonë.

Kjo është hera e tretë – në shtatë ndeshje si mysafirë që futbollistët e Marsielle janë goditur sulmuar në forma të ndryshme nga tifozët kundërshtarë.

Mbetet të shihet nëse loja do vazhdojë dhe cili do jetë dënimi nga FIFA për Lyon-in, pasi barra e organizimit të ndeshjes bie mbi ekipin vendas./Shqip.com