Lajme

Molliqaj pas protestës së BSPK-së: Të drejtat e punëtorëve janë të patjetërsueshme

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka përkrahur protestën e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), të cilët kërkojnë miratimin e Ligjit për Paga.

Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj, ka thënë se të drejtat e punëtorëve janë të patjetërsueshme, ndërsa organizimi sindikal i domosdoshëm.

“Jetesa e punëtorëve është vështirësuar prej krizës ekonomike. Ndërhyrja e institucioneve ishte e vonshme dhe e gabuar. Kërkesat e sindikatave do të lehtësojnë jetën e punëtorëve. Në solidaritet me sindikalistët”, ka shkruar Molliqaj.

Protesta e BSPK-së

Mësimi në shkolla sot gjatë ditës nuk është mbajtur për arsye se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura ka protestuar në Prishtinë.

Ata po kërkojnë që të miratohet ligji i pagave dhe njëkohësisht po kërkojnë që qeveria të ju jap 100 euro deri në miratimin e këtij ligji./Shqip.com

Protesta e BSPK-së