Lajme

Molliqaj: Kurti është takuar fshehurazi me Trendafiloven

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqajka thënë se kryeministri Albin Kurti, është takuar fshehurazi me kryetaren e Dhomave të Specializuara në Kosovë, Ekaterina Trendafilova.

Ky takim sipas tij, është bërë për ta normalizuar dhe legjitimuar vizitën e saj në Kosovë.

“Pas mesazhit të qartë që qytetarët ia dhanë Trëndafilovës, që n’Kosovë do ta presim veç me protesta, Kurti po përpiqet ta normalizojë atë. Takimi i fshehur larg publikut është përpjekje e dëshpëruar për legjitimim të kësaj vizite. E ka takuar sepse kjo gjykatë po ia mbanë gjallë narrativen për luftën”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

“Sot qytetarët e shumtë që ishin mobilizuar për protestë, e detyruan Gjykatën që të dorëzohet nga synimi i saj që t’bëjë propagandë. Ndërsa Kurti, përkundër vullnetit qytetar, e paska ngushëlluar atë, duke i garantuar që Qeveria e tij ia njeh legjitmitetin dhe ia pranon vizitat e propagandën”, ka vijuar ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Në fund Molliqaj ka thënë se do t’i tregojnë Kurtit dhe Trëndafilovës që “qytetarët e dojnë dhe besojnë në luftën e vet çlirimtare”.

Theksojmë se Trendafilova ka anuluar aktivitetin me shoqërinë civile i paraparë të mbahet në Gjilan më 21 shtator pas paralajmërimit për protestë nga Partia Socialdemokrate.

Ekaterina Trendafilova – Kryetarja e Dhomave të Specialiuzra të Kosovës
Lexo edhe:
Trendafilova anulon vizitën në Gjilan, pas paralajmërimit nga PSD-ja për protestë

Si rrjedhojë e kësaj, aktivitetet janë zhvendosur në zhvillim përmes internetit./Shqip.com