Sport Shqiptar

Modelja shqiptare Angela Martini dhuron para për ndërtimin e një fushe futbolli në Shkodër

Qyteti i Shkodrës do te ketë tashme edhe një terren sportiv më shumë. Bëhet fjalë për një terren që është duke u ndërtuar në ambientet e shkollës “Ali Laçej”.

Ky është njoftimi qe jepet nga Bashkia Shkodër, raporton Shkodra Sport.

Ky investim vjen nga fondacioni i modeles shkodrane por me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Angela Martini.

“Ky investim që i dhurohet Bashkisë Shkodër, vjen nga fondacioni i modeles shkodrane por me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Angela Martini, e cila ka zgjedhur lagjen ku ka jetuar për të dhënë një shembull tejet pozitiv. Kompleksi sportiv shumëdimensional do të jetë ndër më modernet dhe me sistem ndriçimi për zhvillimin e lojërave edhe në orët e mbrëmjes”, shkruhet në njoftim.

“Investimi në fjalë do të jetë gati brenda 1 muaji, duke i dhënë kështu shkollës 9 vjecare “Ali Laçej” një tjetër imazh për zhvillimin e sportit tek të rinjtë. Bashkia Shkodër do të vijojë ndërkohë investimet e saja por edhe përmes donatorëve për përmirësimin e terreneve sportive dhe kushteve në të gjitha institucionet arsimore që ajo ka në varësi”, shkruhet ndër të tjera në njoftim.

/Shqip.com