Sport Ndërkombëtar

Modelja e “OnlyFans” zbulon kërkesën që i bëri Neymar

Key Alves u bë kryefjalë disa muaj më parë, sepse la volejbollin profesionist për t’u bërë modele e platformës së të rriturve “OnlyFans”.

Braziliania e kuptoi në atë kohë se falë kësaj pune të re ajo fitoi shumë më tepër. “Dua apo jo, platformat virtuale janë të ardhurat e mia më të mëdha sot. Unë fitoj rreth 50 herë më shumë me to sesa me volejbollin. Fitoj edhe më shumë në ‘OnlyFans’, sepse çmimi mujor është fiks”, tha ajo.

Tani, Key Alves ka dalë sërish në plan të parë, pasi ka marrë një propozim seksual nga lojtari i Paris Saint-Germain, Neymar Jr, i cili ka bërë mjaft bujë.

Këtë e ka pohuar edhe vetë Key Alves gjatë një bisede në ‘Big Brother’ ku merr pjesë. Key Alves i tha një kolegu nga programi televiziv: “A e dini se çfarë më tha Neymar? Se mund të bënte seks me të dyja”.

Dhe pikërisht modelja e ‘OnlyFans’ e kishte fjalën “të dyja” për atë dhe motrën binjake të quajtur Keyt. Mesa duket Neymar ka dashur të mbajë marrëdhënie me të dyja motrat.

Neymar nuk hezitoi të bënte propozimin e tij seksual dhe e pyeti Key Alves nëse të dyja dëshironin të bënin një treshe me të dhe ajo e refuzoi ofertën: “Ai gaboi me ne”.

/Shqip.com