Teknologji

Modeli Mi 12S Ultra i Xiaomit ka sensor kamere prej 2,5 centimetrash

Xiaomi

Xiaomi prezantoi dje tre spartfonë të rinj, por njëri nga ta vjen me veçori interesante.

Një sensor kamere 1 inç (2.5cm), i cili është relativisht gjigant për një smartfon.

Në fakt, gjithçka në lidhje me smartfonin e ri të Xiaomi, Mi 12S Ultra, është i madh.

Ai ka një ekran OLED 6.73 inç, një sistem Snapdragon 8 Plus Gen 1 të linjës më të lartë në një çip dhe një fryrje në formë lente kamerash në pjesën e pasme që zë rreth një të tretën e telefonit mbrapa.

Brenda asaj lente artificiale janë tre kamerat e telefonit: një 48 megapiksel ultra e gjerë, një telefoto 48 megapiksel me zmadhim optik 5x (dhe zmadhimi dixhital “120x” që ndoshta nuk do të duket shumë mirë) dhe së fundi, kamera kryesore 50 megapikselë, e cila përdor atë sensor 2.5 centimetra.

Xiaomi thotë se sistemi i kamerës së telefonit ishte “bashkë-inxhinieruar me Leica” dhe kompania i tha Engadget se ndau koston e zhvillimit të sensorit të imazhit 1 inç me Sony.

Sony në fakt lëshoi një telefon duke përdorur një sensor 1-inçësh në fund të vitit të kaluar, megjithatë ai u kap vetëm në një pjesë të sensorit, ndërsa telefoni i Xiaomi thuhet se do të përdorë të gjithë.

Pwrndryshe, Mi 12S Ultra ka rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit IP68, një bateri të madhe 4,860 mAh, karikim të shpejtë me tel 67 W dhe një ekran me shpejtësi të rifreskimit 120 Hz.

Telefoni gjithashtu supozohet të jetë pajisja e parë Android e aftë për të shkrepur në Dolby Vision HDR.

Xiaomi Mi 12S Ultra (Foto: Xiaomi)

Kurse, 12S Ultra do të nisë së pari në Kinë, aty ku edhe kompania ka selinë dhe prodhohet.

Një model me 8 GB RAM dhe 256 GB hapwsirw e njohur si ‘storage’ do të shitet për 870 euro (5,999 yen kinez), ndërsa një versionet me 12 GB RAM dhe 512 GB hapësirë ruajtëse do të shkojë për 1000 euro (6,999 yen kinez). /Shqip.com