Lajme

MMPHI nënshkruan memorandume bashkëpunimi me tri komuna të Kosovës

Ministria e Mjedisit, Planifikimi Hapësinor dhe Infrastrukturës ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në vlerë të 125 mijë eurove me Komunën e Skenderajit.

Përmes një postimi në Facebook, ministri i këtij dikasteri, Liburn Aliu tha se ky memorandum është bërë për financimin e projektit për rregullimin e shtratit të Lumit Klina.

“Nënshkruam dy aneks memorandume të mirëkuptimit me komunën e Klinës dhe Istogut, dhe një memorandum mirëkuptimi me komunën e Skenderajt. Skenderaj – Financimi i Projektit për rregullimin e shtratit të Lumit Klina, në vlerë prej 125 mijë euro”, shkroi Aliu.

Kurse, dy aneks memorandumet e tjera janë në Komunën e Klinës dhe Istogut.

“Klinë – Financimi i Projektit për rregullimin e shtratit të lumit Drini i Bardhë, në vlerë prej 60 mijë euro. Istog – Financimi i Projektit për ndërtimin e Parkut të Qytetit në lokacionin e ish Ndërmarrjes Publike, në vlerë prej 85 mijë euro”.

Tutje, Aliu tha se me kryetarët e këtyre komunave diskutuan për nevojën e bashkëpunimit në projekte të tjera që janë me interes të qytetarëve që ndërlidhen me MMPHI-në.

/Shqip.com