Kulturë

MKRS: Rreth 6,500 vizitorë vetëm gjatë fundjavës së hapjes të “Manifesta 14 Prishtina”

Ngjarja kulturore 100 ditore e cila konsiderohet si më e rëndësishmja ndërkombëtarisht, Manifesta 14, ka shndërruar Prishtinën në një kryeqytet artistik.

Pothuajse në të gjitha anët e qytetit artistë të vendit e të huaj kanë ekspozuar veprat e tyre në kuadër të Manifestes.

Sipas Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, rreth 6,500 vizitorë kanë qenë vetëm gjatë fundjavës së hapjes të Manifesta 14 Prishtina.

Edicioni i 14-të i Manifesta, i titulluar “Ka rëndësi se çfarë botësh bota botëron: si të rrëfejmë tregime ndryshe”, merr sfidën e eksplorimit dhe gjenerimit të praktikave dhe mënyrave të reja të rrëfimit kolektiv.

Lexo edhe:
Prishtina pritet të ketë 100 mijë vizitorë në mes të korrikut dhe tetorit, përmes programit ‘Manifesta 14 Prishtina”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, “Manifesta 14”, e ka cilësuar si një mundësi të mirë për zhvillimin e turizmit në Prishtinë, ku sipas tij, priten rreth 100 mijë vizitorë në mes të korrikut dhe tetorit në Prishtinë.

Manifesta do të zgjasë deri më 30 tetor.