Lajme

Mjekiqi: Kurti sulmoi opozitën në seancën solemne

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin se me fjalimin e tij në seancën e solemne direkt ka sulmuar objektet opozitare dhe mediat.

Ajo është shprehur se Kurti nuk është dashur që të mbante fjalime të tilla në festën e Ditës së Pavarësisë.

“Duket që Kurti vazhdon të mos e përjetojë 17 shkurtin si festë e moment uniteti kombëtar të Kosovës. Ai edhe në këtë ditë të madhe, si para 14 vjetëve, zgjedh të ndajë e të përçajë popullin e Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se fjalimi i sotëm i Kurtit, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ishte përçarës, ofendues, i pavend dhe i padinjitetshëm”, ka shkruar ajo në rrjetin e saj social “Facebook”

Kurti sot në seancën solemne për nder të Pavarësisë së Kosovës ka folur edhe për sukseset e Qeverisë së Kosovës. Për këtë shkak opozita ka lëshuar seancën.