Sport Shqiptar

Mirel Josa i shtohet listës së kandidatëve për trajner të Dritës

“Timonieri” i mirënjohur shqiptar, Mirel Josa, mund të rikthehet në futbollin e Kosovës, shkruan Shqip.com.

Trajneri nga Tirana i është shtuar listës së kandidatëve për tu emëruar trajner i Dritës së Gjilanit.

Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të klubit gjilanas pranë skuadrës nga Anamorava.

Kandidatë të tjerë sipas Shqip.com janë edhe Alban Dragusha, Arsim Thaqi dhe Bekim Isufi.

Lexo edhe:
EKSKLUZIVE: Ngushtohet lista për trajnerin e ri të Dritës, Alban Dragusha kandidati kryesor

Josa edhe më parë ka punuar në Kosovë në vitet 2017-19 te FC Prishtina, teksa momentalisht e drejton Vllazninë e Shkodrës në Kategorinë Superiore Shqiptare.   

Drita së shpejti do të vendos edhe për trajnerin e ri të skuadrës.

Trajneri i ri i Dritës do të vendoset para viti të ri.

Drita ka mbetur pa trajner pas largimit të Ardian Nuhiut nga 24 nëntori i këtij viti pas katër viteve.

Ky ekip u shpall kampion vjeshtor në Albi Mall Superligë me 38 pikë, aq sa ka edhe Ballkani.

/Shqip.com