Miratohet rezoluta kundër raporti të Dick Marty-t në Kuvendin e Shqipërisë

Me 125 vota pro është miratuar rezoluta kundër raportit Dick Marty-t e propozuar nga Partia Socialdemokrate në Kuvendin e Shqipërisë.
Sot gjatë ditës në Kuvendin e Shqipërisë është diskutuar projektrezoluta “Mbi besueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve në Kosovë dhe në Shqipëri.”
Më 18 korrik PS-ja ka deponuar në Kuvendin propozimin për këtë “Rezolutë” dhe tekstin e rezolutës me të cilën Shqipëria do të hedhë poshtë pretendimet për trafikim organesh nga raporti i Dick Marty-t.
Në propozimin për rezolutë të cilën e kanë iniciuar deputetët e PS-së Taulant Balla, Mimi Kodheli, Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi, Etjen Xhafaj, Petro Koci, Hatixhe Konomi, Bardhyl Kollcaku, Ilir Pendavinji e Arben Pëllumbi, thuhet se PS beson se do të ketë “mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë”.
Po ashtu aty thuhej se me këtë projekt rezolutë synohet në vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë dhe mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën.

Lexo edhe:
Rama përplaset me PD-në: Ju ia ngulët thikën Hashim Thaçit dhe Kosovës
Ndërsa, sot në Kuvendin e Shqipërisë Rama ka thënë se PD-ja i ka ngulur shumë thika Kosovës.
“Rezoluta për Srebrenicën u miratua në ditën e Srebrenicës jo në ditën e foltores dhe gojorës. Nuk keni çfarë ti beni gomarit dhe i bini samarit. Zanafilla e Dick Martyt është vota e PD-së në Këshillin e Europës kundrejt votës kundër të Damian Gjiknurit dhe Shpëtim Idrizit”, tha Rama.

Ai tutje tha se që nga dita e parë, kjo parti ka masakruar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-presidentin, Hashim Thaçi.
Lidhur me këtë deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Grida Duma i ka thënë Ramës, që të duash Kosovën është atëherë kur ky i fundit e bënë faktorin shqiptar të rëndësishëm.
Duma i tha Ramës se dashuria për Kosovën është kur ai nuk “zgërdhihet” më me Vuçiqin dhe t’i kthej shpinën Albin Kurtit./Shqip.com