Lajme

Miratohet Projektligji për Paga dhe ai për zyrtarë publik

Në mbledhjen e 109 të Qeverisë së Kosovës është miratuar Projektligji për Pagat e Sektorit Publik si dhe ai për Zyrtarët Publik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Projektligji për Pagat po krijon Kosovës sistem të unifikuar.

“Shqyrtimi i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik i cili për herë të parë po krijon në Kosovë sistemin e unifikuar të pagave. Ky sistem ka në thelb drejtësinë dhe rregullimin e pagës për të gjithë të punësuarit që paguhen përmes buxhetit të shtetit. Propozimi i sotëm i kushton rendësi të madhe kualifikimeve, rëndësisë shtetërore të pozitës , përvojës, shkallës së vështirësisë, kufizimit të të drejtave të përgjithshme, ku kryefjalë ka trajtimin e barabartë dhe të drejtë”, tha Kurti.

Kurti tha se askush nuk mund ta ketë pagën më të madhe se pesëfishi i pagës me të ulët në administratën publike.

“Ne jemi interesuar që të zvogëlohet dukshëm dallimi në mes pagës më të lartë dhe asaj me të ulët nga 20 herë sa është sot në 4.78 herë midis kreut të shtetit dhe zyrtarit më të thjeshtë në hierarkinë shtetërore. Askush nuk mund të paguhet më shumë se pesëfishi i pagës me të ulët në administratën tonë”.

Ndërsa, për Projektligji për Zyrtarët Publik, Kurti tha se adreson problematika me të cilat është përballur administrata shtetërore ndër vite.

“Shqyrtimi i Projektligjit për zyrtarët publik, ky projektligj adreson problematika me të cilat është përballur administrata jonë ndër vite dhe zbrazëtitë që ka ligji aktual. Me këtë projektligj po e hapim administratën për të gjithë duke përfshirë nëpunësit brenda shërbimit civil, mërgatën tonë, profesionistët nga sektori privat dhe të rinjtë e të rejat tona. Grave dhe vajzave të cilat nuk janë të përfaqësuara sa duhet, po iu krijohet mundësia reale për tu avancuar në pozitat e kategorive më të larta, po rregullohet angazhimi i praktikantëve në shërbimin civil si dhe për herë të parë po krijohen kushtet për punësim të vullnetarëve pas moshës së pensionimit”.

Krahas kësaj, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha se ky projektligj synon rregullimin e marrëdhënies së punës për çdo zyrtar publik.

/Shqip.com