Lajme Botë

Miratohet doza përforcuese e Pfizer për fëmijët mbi moshën 12 vjeç

Administrata e Ushqimit dhe Barnave, FDA miratoi sot dozën e tretë, përforcuese, të vaksinës Pfizer, për fëmijët mbi moshën 12 vjeç.

Sipas FDA-së të personat që janë mbi moshën 12 vjeç që kualifikohen për dozë përforcuese mund ta marrin atë pesë muaj pas dozës së fundit, në vend të gjashtë muajve, raporton Politico, transmeton Shqip.com.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) duhet të japin miratimin e tyre, para se të fillojë përdorimi i dozës së tretë tek fëmojët 12 vjeç.

Komisionerja Janet Woodcock tha në një deklaratë tha se është i nevojshëm vaksinimi me dy dozat dhe përforcuesit për ta luftuar COVID-19.

“Me valën aktuale të variantit Omicron, është kritike që ne të vazhdojmë të marrim masa parandaluese të tilla efektive, jetëshpëtuese, si vaksinimi primar dhe përforcuesit, vendosja e maskave dhe distancimi social për të luftuar në mënyrë efektive COVID-19”, tha Woodcock.

Vaksina anti-COVID’19

Vaksinat ende ofrojnë mbrojtje të fortë kundër sëmundjeve të rënda nga çdo lloj Covid 19. Por autoritetet shëndetësore po u bëjnë thirrje të gjithë atyre që kualifikohen, që të marrin dozën përforcuese, pasi ajo ofron shansin më të mirë për të shmangur infeksionet më të rënda nga varianti shumë ngjitës “Omicron”.

Fëmijët zakonisht e kalojnë më lehtë COVID-19 sesa të rriturit.

Por shtrimet e tyre në spital po rriten gjatë valës së “Omicron”, shumica e tyre të pavaksinuar.

Vaksina e prodhuar nga Pfizer dhe partneri i saj BioNTech është opsioni i vetëm në SHBA për fëmijët e çdo moshe. Sipas CDC-së, rreth 13.5 milionë fëmijë 12 deri në 17 vjeç – pak më shumë se gjysma e asaj grupmoshe – kanë marrë dy doza të vaksinës së Pfizer-it.

Kompania Pfizer ndërkohë, po studion një formë vaksine me doza më të vogla, për fëmijët nën 5 vjeç./Shqip.com