Lajme

MINT publikon çmimet e derivateve, benzina 2 cent më lirë

MINT, Nafta

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e mërkurë.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i gazit ka mbetur i njëjtë 0.78, benzina është liruar për 2 cent, ndërsa nafta ka mbetur me çmim të njëjtë.

Çmimet tavan për datë 20.07.2022

Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 20/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit. 

Qeveria e Kosovës përmes një rregulloreje ka vendosur për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve.

Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 centë për shitjet me shumicë.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i ka dërguar letër Qeverisë së Kosovës me anë të së cilës kërkojnë që marzha të caktohet duke u bazuar në nivelet e çmimeve aktuale. 

Lexo edhe:
Shoqata e Naftëtarëve i ankohet Kurtit: Çmimet e MINT-it i kanë sjell kompanitë e vogla buzë falimentimit

Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani e kishte quajtur “kalkulim të gabuar”, përcaktimin e marzhës së fitmit nga ana e MINT-it./Shqip.com