Lajme

Ministrja sërish qytetarëve: Kursene energjinë elektrike

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka vazhduar me kërkesën e njëjtë ndaj qytetarëve; kursene energjinë elektrike.

Kjo pasi e pranon bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin se krizë ka.

“Fushata e informimit dhe këshillat për kursim kanë filluar të kenë efekt të dukshëm. Fushata ka pasë sukses dhe për këtë i falënderoj qytetarët për hapat e duhur për të minimizuar konsumin e energjisë dhe duke e zhvendosur nga dita në gjatë natës”.

Madje, Rizvanolli tha se “e mërkura ka qenë dita më e rëndë energjetike për Kosovën.

Lexo edhe:
Kurti: Do të ndajmë një shumë për mbulimin e importit të energjisë

Ajo ka treguar po ashtu se sa prodhon Kosova brenda një dite.

“Aktualisht jemi duke prodhuar 400 megavat orë energji nga një mijë e 200 që është kërkesa ditore. Dita e sotme ka qenë më e vështira në këtë krizë energjetike deri më tani dhe shpresoj që të mbetet më e vështira”, tha ajo.

“Inkurajoj të gjithë qytetarët, institucionet, ndërmarrjet publike që t’i ndërmarrin të gjitha masat për kursim të energjisë dhe ta zhvendosin konsumin nga dita në natë, veçanërisht pas mesnatës kur edhe çmimi i importit të energjisë është më i lirë”. /SHQIP.COM