Lajme

Ministrja Hajdari paralajmëron rritje të çmimeve në vjeshtë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka  paralajmëruar se mund të këtë rritje të çmimeve në vjeshtë.

Ajo tha se një parashikim i tillë vjen në bazë të statistikave që janë të lidhura me luftën në Ukrainë.

“Ne nuk mund ta parashikojmë rritjen, ka statistika që thuhet se ndoshta në vjeshtë mund të ketë rritje por ndoshta nuk mund të ketë rritje sepse nuk e ke paraparë luftën”, ka thënë ajo në Tëvë1.

Hajdari ka thënë se sa të këtë buxhet, Qeveria ka edhe mundësi që të zhvillojë edhe masa përkrahëse.

“Gjithçka shkon në mundësinë e buxhetit, sa të kemi buxhet kemi mundësi të zhvillojmë edhe masa dhe paketa përkrahëse. Sa të kemi buxhet kemi mundësi të jemi edhe pjesë e stabilizimit të tregut. Por çka mundemi tani për tani të veprojmë, të ndalim lojën e pafavorshme dhe lojën jo fer të lojtarëve që janë spekulant në treg”, ka deklaruar Hajdari.

Lexo edhe:
Ministria publikon çmimet e karburanteve për 24 orët e ardhshme, lirohet nafta

Ndryshe, në Kosovë rritje të çmimeve ka pësuar pothuajse çdo sektorë, duke filluar nga produktet bazike e deri ato më luksoze./SHQIP.com