Lajme

Ministria e Shëndetësisë do të rinegociojë kontratën për furnizim me vaksinat anti-COVID’19

Vaksinat anti-COVID

Ministria e Shëndetësisë do të rinegociojë kontratën për furnizimin me vaksinat anti-COVID’19, përcjell Shqip.com.

Kjo kërkesë e MSH-së është miratuar nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës, ku ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku ka shtuar se kontrata përfundon në fundin e vitit.

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

“Meqenëse kontrata përfundon në fund të vitit 2021 MSh-ja e ka të domosdoshme inicimin e procedurave për viti 2022, andaj kërkojmë aprovimin që MSh-ja të veprojë për negocimin e kontratave dhe amendamentin e kontratave. Propozimi është i shoqëruar nga dokumentacioni, andaj edhe kërkojmë aprovimin tuaj”, ka thënë ajo.

Po ashtu, në këtë mbledhje është bërë edhe zëvendësimi i kryesuesit në Komitetin anti-COVID, ku tashmë Gexha është kryesuese.

Lexo edhe:
Qeveria e Kosovës e miraton koncept-dokumentin për Vettingun në sistemin e drejtësisë

Ndërkaq, në këtë mbledhje, Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe koncept-dokumentin për Vettingun në sistemin e drejtësisë.

Për këtë, Kurti tha se “gjyqësori duhet të jetë i pavarur”, teksa shtoi se gjatë këtyre 200 ditëve Qeveria është angazhuar në reformimin e sistemit të drejtësisë, luftimin e krimit dhe korrupsionit./SHQIP.com