Lajme

Ministria e Mbrojtjes ukrainase: Kundërofensiva jep rezultatet e para

Forcat ukrainase
Forcat ukrainase

Trupat ukrainase kanë regjistruar disa rezultate pozitive në fushëbetejë, duke kryer përparime në frontin lindor, sipas zëvendësministres së Mbrojtjes, Hanna Maliar.

Trupat tokësore “po ndërmarrin aksione sulmuese” dhe kanë “përparuar në disa drejtime” pranë zonave Orikhovo-Vasylivka, Paraskoviivka, Ivanivske dhe Klishchiivka, tha ajo në një postim në Telegram.

Më herët, zyrtarja e ministrisë së Mbrojtjes kishte njoftuar se trupat ukrainase po ndërmerrnin disa aksione sulmuese për të rimarrë tokat e humbura gjatë luftimeve me Rusinë.

/Shqip.com