Ministria e Mbrojtjes sot shpall konkursin për rekrutimin e 612 ushtarëve aktiv
Publikuar:
(15.12.2022 09:54:36)

612 ushtarë aktivë pritet ti shtohen FSK-së.
Kështu ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
“Ministria e Mbrojtjes sot shpall konkursin e hapur për rekrutimin e 612 ushtarëve aktiv dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë të FSK-së”, ka shkruar Mehaj.
Po ashtu nga MB kanë njoftuar se të gjithë të rinjtë e të rejat se mundësia e konkurrimit është për të gjithë të interesuarit për aplikim nga mosha 18 – 25 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës.
Konkursi është i hapur prej 15.12.2022 deri më 15.01.2023.
/Shqip.com