Lajme

Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për përzgjedhjen e kadetëve për studime në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka hapur konkurs për kadetët që dëshirojnë të studiojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura në Shqipëri.

“Njoftojmë të gjithë të rinjtë e të rejat, shtetase të Republikës së Kosovës, se Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për përzgjedhjen e kadetëve për studime në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë – Cikli i studimeve Bachelor, në vitin akademik 2022/2023” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Sipas njoftimit aplikimi mund të behët në mënyrë elektronike përmes adresës https://rekrutimi.fsk-rks.org//

“Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org// dhe të bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

 Ministria e Mbrojtjes, shpall këtë konkurs pas shpalljes së konkursit për përzgjedhjen e kadetëve për studime në Akademinë tonë të Mbrojtjes, të Turqisë, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut thuhet më tutje në njoftimin e Ministrisë./Shqip.com