Lajme

Ministria e Mbrojtës shpall konkurs për rekrutim e kadetëve për vitin akademik 2022/23

Ministria e Mbrojtës ka shpallur konkurs për rekrutimin e kadetëve të për vitin akademik 2022\23

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Njoftojmë të gjithë të rinjtë e të rejat, shtetase të Republikës së Kosovës, se Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Po ashtu janë bërë të ditura edhe qendrat për të cilat është shpallur konkursi.

“Konkursi shpallet bazuar në legjislacionin në fuqi si dhe planin paraprak të rekrutimit për studime në këto qendra: – Akademinë e Mbrojtjes së FSK-së – Qendrës për Studime Universitare “Wesley Clark”,Akademinë  Ushtarake të Republikës së Turqisë, Akademinë e Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë dhe Akademinë e  Ushtarake të Republikës së Maqedonisë Veriore” thuhet po ashtu më tutje në njoftimin e Ministrisë

Konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 09.06.2022 deri më 23.06.2022.

Sipas njoftimit aplikimi është online në adresën https://rekrutimi.fsk-rks.org// si dhe njoftimin për shpalljen e konkursit mund ta gjeni edhe në web-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, https://mod.rks-gov.net thuhet më tutje në njoftimin e Ministrisë së Mbrotjes./Shqip.com