Lajme

Ministria e Jashtme thirrje kosovarëve që të largohen nga Ukraina

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës iu ka bërë thirrje qytetarëve kosovarë të largohen sa më parë nga Ukraina.

MPJD-ja me një postim në Facebook ka shkruar tani më nuk mund të përjashtohet fillimi i një konflikti të armatosur.

“Pas rritjes dramatike të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, të shkaktuara nga prania dhe lëvizjet e mëdha të trupave ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën, tashmë nuk mund të përjashtohet më, fillimi i një konflikti të hapur të armatosur”, thuhet në njoftim.

Nga Ministria e Jashtme e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë drejt Ukrainës.

Nga kjo Ministri kanë shkruar se qytetarët e që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Pragë.

Ndërsa, dje Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka bërë të qartë Presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit, se në rast se vendos për pushtimin e Ukrainës atëherë SHBA-ja me partnerët e saj do të ndërmarrin veprime të cilat do e dëmtojnë Rusinë.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Biden ka kërkuar nga Putini që të angazhohet në deskalimin e situatës dhe të gjendet një zgjidhje diplomatike.

Ndryshe Rusia ka grumbulluar rreth 100 mijë trupa ushtarake afër kufirit me Ukrainën. /Shqip.com

Lexo edhe:
Biden-Putinit: Do e paguash çmimin nëse pushton Ukrainën