Lajme Botë

Biden-Putinit: Do e paguash çmimin nëse pushton Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka bërë të qartë Presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit se në rast se vendos për pushtimin e Ukrainës atëherë SHBA-ja me partnerët e saj do të ndërmarrin veprime të cilat do e dëmtojnë Rusinë.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Biden ka kërkuar nga Putini që të angazhohet në deskalimin e situatës dhe të gjendet një zgjidhje diplomatike.

Ndryshe Rusia ka grumbulluar rreth 100 mijë trupa ushtarake afër kufirit me Ukrainën.

Shumë analistë ushtarak i druhen se rusët mund të zgjerojnë zonën e pushtimit.

Ndryshe Rusia ka 850 mijë ushtarë aktiv gjersa Ukraina ka 200 mijë ushtarë aktiv.

Të dy shtetet kanë nga 250 mijë ushtarë rezervë.

Ndërkaq Rusia konsiderohet si fuqi e madhe sa i përket makinerisë ushtarake.  

Rusia kishte aneksuar një pjesë të territorit të Ukrainës në vitin 2014 me pretendimin se popullsia ruse nuk ndihej e sigurt/Shqip.com