Lajme

Ministria e Financave shpall konkurs për drejtor në këtë institucion

Ministria e Financave, Punës dhe Transferve

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka shpallur konkurs për drejtor të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Sipas njoftimit nga ministria afati për këtë konkurs pritet të zgjatë nga data 08.04 deri me datën 10 maj, në ora 23:59 minuta. Mandati i drejtorit të ATK-së është 4 vjeçar.

Në këtë pozitë momentalisht qëndron Ilir Murtezaj, por që të njëjtit mandati i ka skaduar muaj më parë. Ai këtë pozitë e ka ushtruar me vendim të ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Ilir Murtezaj

Katër ditë pas i ka skaduar kontrata si drejtori i ATK (6 shkurt 2022), ministri Hekuran Murati me 10 shkurt të këtij viti ka nxjerr vendimin për caktimin e Ilir Murtezajt ushtrues të detyrës.

Murtez me 31 dhjetor 2020 ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit me vendim të ish-ministres Hykmete Bajrami por që i njëjti ishte kthyer si drejtor nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbyesve Civil.

Vendimin për rikthim e kishte bërë ish-kryeministri, Avdullah Hoti më 18 maj 2021./Shqip.com