Ministria e Financave: Javën e ardhshme pritet të fillojë ekzekutimi i shtesave për punëtorët e sektorit privat
Publikuar:
(20.05.2022 11:26:21)

Ministria e Finacave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se në javën e ardhshme pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave prej 100 euro për kategorinë e punëtorëve të sektorit privat.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ministra. Po ashtu sipas njoftimit nga MFPT është bërë e ditur se tashmë është themeluar Komisioni Zbatues për vlerësimin e aplikacioneve.
Gjithashtu është bërë i ditur edhe numri i punëtorëve të cilët kanë aplikuar për këto shtesa.
‘’Aktualisht, mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikuar për mbështetje financiare prej 100 Euro’’ thuhet në njoftimin e MFPT-së.
Sot edhe zyrtarisht ka përfunduar afati për aplikim i cili ishte i hapur nga data 21 prill./Shqip.com
