Ekonomi

Ministria e Ekonomisë përkrahë ujësjellësin e Mitrovicës dhe ngrohtoren e Gjakovës

Ministria e Ekonomisë përkrahë ujësjellësin e Mitrovicës dhe ngrohtoren e Gjakovës
Ministria e Ekonomisë përkrahë ujësjellësin e Mitrovicës dhe ngrohtoren e Gjakovës

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku dhe UD drejtori i Njësisë për Ndërmarrjet Publike, kanë nënshkruar dy marrëveshje për subvencionimin e shërbimeve të ujësjellësit dhe ngrohtores.

“Me kryeshefin ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, Bashkim Kurti, u lidh marrëveshja për financimin e pompave të ujit në fshatrat Zhazhë, Kelmend dhe Boletin të Komunës së Zveçanit dhe fshatin Kushtovë të Mitrovicës. Investimet arrijnë vlerën 70 mijë euro”, thuhet në njoftim.

Ndërsa me UD kryeshefin e Ngrohtores së Qytetit në Gjakovë, Arben Meka, Ministria e Ekonomisë u dakordua për të subvencionuar blerjen e biomasës me 300 mijë euro.

/Shqip.com