Lajme

Ministri Mehaj në vizitë zyrtare në Bullgari

Mehaj po zhvillon vizitë zyrtare në Bullgari

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj po qëndron për vizitë zyrtare në shtetin e Bullgarisë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes.

“Ministri I Mbrojtjes Armend Mehaj, ka realizuar vizitën e tij dyditore në Bullgari, me ftesë zyrtare të homologut të tij, Ministrit të Mbrojtjes Bullgare, Dragomir Zakov” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Foto nga Takimi

Sipas njoftimit Ministri Mehaj, përveç takimit zyrtar me Ministrin Zakov, ka marrë pjesë edhe ne dy evente të rëndësishme si dhe vizita e takime me autoritete të rëndësishme diplomatike, akademike dhe ushtarake bullgare.

Foto nga Takimi

“Në takimin kryesor, dy ministrat përveç diskutimeve lidhur me zhvillimet në mjedisin  e sigurisë në kontekstin e ri gjeopoltik, vlerësuan shumë të rëndësishëm thellimin e bashkëpunimit bilateral mes dy ministrive dhe forcave I cili pritet në kurorëzohet me memorandum bashkëpunimi në të ardhmen” thuhet më tutje në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Po ashut është bërë e ditur se Mehaj , gjithashtu, ka marrë pjesë në panairin ndërkombëtar të industrisë së mbrojtjes “Hemus 2022” si dhe në konferencën ndërkombëtare “Where will the strategic compass take Europe to?”./Shqip.com